2 punonjës të IMT-së Rrogozhinë janë proceduar nga policia pasi kanë lejuar një shtetas ndërtimin e një objekti pa leje në zonën e Spillesë.
Të proceduarit janë Bardhyl Tosku, 61 vjeç me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, dhe Fatmir Bakalli, 51 vjeç, me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërkaq në pranga përfundoi 52-vjeçari Arben Kaja, që do të ndërtonë pa leje në këtë zonë.
Njoftimi
Ndërtoi pa leje në fshatin Spille, procedohet penalisht një shtetas
Procedohen penalisht dhe dy punonjësit e IMT së Bashkisë, për shpërdorim detyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policikë Kavajë, proceduan penalisht shtetasit:
Arben Kaja, 52 vjeç, banues në Spille, Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
Bardhyl Tosku, 61 vjeç me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, dhe Fatmir Bakalii, 51 vjeç, me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Shtetasi A. K., ka ndërtuar pa leje në objektin e tij në fshatin Spille, ndërsa shtetasit B. T., dhe F. D., kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet përkatëse për moslejimin e këtij ndërtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët të mos tentojnë të kryejnë ndërtime pa leje apo krime mjedisore, si prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdo lloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
DVP Tiranë fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm