Antonela Berisha ditë më parë dha lajmin se do të jetë pjesë e spektaklit të madh italian, Sanremo 2022.

Por si duket e tërë kjo është një mashtrim.

Këtë e ka thënë, Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, i cili në Top Albania Radios, ka hedhur poshtë lajmin.

Sipas tij, vetëm një media italiane e ka postuar dhe më pas po i njëjti lajm është fshirë.

Gjithashtu ai ka shtuar, se ekzistonte vetëm një sçreenshot, nga një portal italian, por që sot nuk është.

“Unë atë portalin nuk e gjej më. Ka portale që paguan. Kjo puna e Sanremos është thjesht në kokën e zonjushës, Antonela Berisha. Sanremo është një qytezë, që edha ai që shet byreqe, thotë jam në Sanremo. Mirëpo, pjesëmarrja në qytet nuk të bën pjesë të një spektakli”, u shpreh ai.

Madje ai tha se ai nuk ka parë asnjë intervistë të saj në mediat italiane.

Sipas tij Antonela mund të ketë qenë në ndonjë festë të organizuar në Sanremo.

Cukali, tha se është turp nga mediat që i japin hapësirë personave të tillë.