Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali pranë urës së ngushtë të Paskuqanit në Tiranë. 30 vjeçari Tedi Durishti ka goditur me mjet prerës dy vëllezër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Dy vëllezërit janë identifikuar si Jetmir dhe Xhevahir Përgjekaj. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit. Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.