Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në flagrancë në Tiranë pasi mbanin me vete një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Sipas policisë, dy të rinjtë, Rijad Fazliu dhe Arblend Aliu, po planifikonin të shisnin armën e zjarrit te persona të tjerë në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta shtetas, Policia gjeti të fshehur pistoletën, me krehër e municion luftarak, dhe një silenciator, që e kishin sjellë në Shqipëri për ta shitur tek persona të tjerë.

Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur aktivitetin kriminale të të rinjve dhe zbulimin e peronave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari/ abcnews.al