Një 18-vjeçar u arrestua pasditen e sotme në Sarandë pasi i vodhi byzylykun një rë riu nën kërcënimin e thikës. Policia bën me dije se në pranga shtetasi Arjan Skura, banues në Sarandë.I mori byzylykun e floririt, një shtetasi, duke e kanosur atë me mjet prerës (thikë), falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Komisariatit të Policisë Sarandë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. S., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.