Sulmuesi francez 36 vjeçar, ka qenë në qendër të vëmendjes teksa kërkon një rrugë shpëtimi nga Liga Saudite Pro, pas vetëm gjashtë muajsh.

Pavarësisht se United ka vetëm një qendërsulmues për pjesën tjetër të sezonit, Rasmus Hojlund “Djajtë e Kuq” refuzuan të hyjnë në bisedime.

Kjo është për shkak të asaj që ata pretendojnë se janë shuma “të tepruara” të përfshira në kartonin e lojtarit, i cili fiton 86 milionë dollarë në vit.

United po tregohet i kujdesshëm për t’i kushtuar vëmendje pagave dhe buxhetit të tyre për të qëndruar brenda udhëzimeve të Fair Play Financiar.

Benzema u transferua gjatë verës në Al-Ittihad nga Real Madrid me parametra zero.