Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku shqiptari Refik Mata, 29 vjeç, i dënuar disa herë për vjedhje është gjetur i vdekur në qelinë ku po vuante dënimin në një burg të Nice.
Sipas mediave franceze, ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 17 dhjetorit.
Paraprakisht raportohet se po hetohet për vetëvrasje, por avokati i shqiptarit ka hedhur dyshime.
Sipas mediave avokati Julie Boano është shprehur se një ditë para se të gjendej i vdekur, shqiptari kishte pasur një përplasje me gjykatësin. Gjithashtu ai ka thënë se në një seancë e kishte gjetur klientin e tij me fytyrë të enjtur.