Këngëtarja, Fjolla Morina, është një nga personazhet më të përfolur të showbizit shqiptar gjatë vitit 2021. Ajo përfundoi në burg dhe ky lajmi ishte kryefjala e mediave rozë. Pas daljes nga burgu, këngëtarja ka folur në hollësi për herë të parë në një intervistë dhënë për televizionin

Këngëtarja ka thënë se ajo ishte periudha më e vështirë të jetës së saj dhe se shumë shpesh kishte menduar se nuk do t’ia dalë.

“Burgun e kam përjetuar shumë rëndë, kam menduar se do të ndodhë diçka shumë e keqe me mua, isha në pikën zero dhe përfundova te psikiatri”, ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja