Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër në ambientet e një banke të nivelit të 2-të në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se i riu ka qenë duke kryer veprime bankare dhe ka pësuar infarkt brenda bankës.

I riu ka ndërruar jetë në vendngjarje pa mundur të shkojë me shenja jete në spital. Ai është identifikuar si Jonel Dushku, nga fshati Leminot i Pogradecit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotëtë rrethanave të vdekjes së 35-vjeçarit.