Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur dy vëllezër. Gert Latifi nga Lushnja ka goditur me mjet prerës dy vëllezërit nga Tirana pas një konflikti për motive të dobëta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj” në kryeqytet.

Sipas policisë, nën hetim është vënë edhe një 17 vjeçar për moskallëzim krimi. Autori i ngjarjes është lokalizuar pas disa orësh nga policia në një hotel në Lushnje. 35 vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 1150 euro, sasi kokainë, si dhe mjeti prerës që dyshohet se ka përdorur për plagosjen e dy vëllezërve.

Dy vëllezërit Rrest dhe Viliardo Abazaj ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

Previous articleSot nis testimi për Mjekësi/ 400 maturantë do të përzgjidhen deri më 28 gusht
Next articleHimara drejt zgjedhjeve të reja, skadon sot afati për betimin e Belerit, ‘zbarkojnë’ për në protestë disa kryebashkiakë grekë