Një shqiptar 35-vjeçar është arrestuar në Spanjë pasi mbi të rëndon akuza e abuzimit seksual me një të mitur në Vilafranca dek Penedes.

Mësohet se vajza 16-vjeçare po dilte nga një lokal  në Barcelonë, me miqtë e saj, ku shqiptari e ka marrë me forcë ndërsa bashkëmoshatarët e saj janë larguar nga frika.

I arrestuari raportohet se është Florjan S. Ai u vu në pranga të shtunën e kaluar më 7 janar.

Ishte vetë e reja ajo që u tregoi agjentëve shtëpinë ku ai e kishte mbajtur deri në pesë orë në Sant Martí Sarroca , ngjitur me Vilafranca.

Sulmuesi i saj e la të largohej rreth orës 10:00 të së shtunës, pasi plotësoi nevojat e tij seksuale. “Mbarova, ju mund të shkoni tani , ” publikoi La Vanguardia në lidhje me atë që sulmuesi i tha vajzës përpara se ta lironte.

E mitura, vetëm 16 vjeçe , shkoi për të kërkuar ndihmë në një furrë buke aty pranë dhe prej andej e transferuan në spital. Po atë pasdite, rrëmbyesi dhe përdhunuesi i saj u arrestua nga Mossos . Tre ditë më vonë ai u dërgua në gjykatë, në Gjykatën Hetimore 5 të Vilafrancës , e cila urdhëroi vendosjen e tij në paraburgim pa kusht .

Burg pa kusht për njeriun që rrëmbeu dhe përdhunoi një të mitur në Vilafranca de Penedès. Sipas policisë, ai kishte edhe lidhje me drogën.

Ai e përdhunoi të miturën dy herë

Ajo që ndodhi gjatë rrëmbimit të saj ishte një makth i vërtetë:  kundër vullnetit të saj, ajo u fut në makinën e sulmuesit , i cili i tha një shokut të tij përmes telefonit “goditjen e madhe”. Ai shkoi me makinë në pronën e tij, në  Sant Martí Sarroca , ngjitur me Vilafranca. Më parë, ka ndaluar automjetin në disa vreshta  dhe ka përdhunuar për herë të parë të miturën.  Më pas, ai e ka sulmuar sërish seksualisht në shtëpi.