Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Z.Kreshnik Ajazi, së bashku me Zv.Drejtuesin Z.Gentian Habazaj, morën pjesë ditën e sotme në ceremoninë e zhvilluar në ambjentet e Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan me rastin e 110 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.
Z.Ajazi në emër të trupës së prokurorëve të kësaj prokurorie uroi drejtuesit dhe punonjësit e DVP Elbasan për këtë ditë të shënuar, i përgëzoi për rezultatet e arritura dhe bashkëpunimin e shkëlqyer si dhe nderoi kujtimin e dëshmorëve të atdheut të rënë nga rradhët e forcave të policisë së shteti.