Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka plagosur dy sirianë.
Policia njofton se Oligert Qama ka plagosur shtetasit e huaj, pas një sherri për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa sirianët po marrin ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar.
Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.