Home SPORT Griezmann ‘lufton’ që të mbetet te Barcelona

Griezmann ‘lufton’ që të mbetet te Barcelona

12

Sulmuesi Antoine Griezmann ka treguar se është ndër më të mirët në “Euro 2020”, pas një sezoni të mirë me Barcelonën.

Sidoqoftë, Barcelona është në gjendje të vështirë financiare, andaj janë të hapur për të dëgjuar oferta për francezin, i cili është duke luftuar të qëndrojë në “Camp Nou” falë paraqitjeve të mira me Francën, transmeton lajmi.net.

Griezmann zhvilloi tri ndeshje për skuadrën e Francës, ndaj Gjermanisë, Hungarisë dhe Portugalisë. Ai regjistroi 267 minuta, me pesë gjuajtje dhe një gol, derisa kishte edhe përqindjen prej 85 në pasime të kompletuara.

Griezmann gjithashtu ka qenë i shkëlqyer për Barcelonën edicionin e kaluar me 19 gola dhe 12 asistime, vetëm Lionel Messi kontribuojë me shumë.

Por, pagat e Griezmann nxjerrin disa probleme. La Liga kërkon nga çdo klub që pagat të jenë 70  për qind nga fitimit.