Panjshir ka një reputacion të gjatë të rezistencës. Komandanti i tij legjendar ushtarak, Ahmad Shah Massoud e mbrojti atë me sukses gjatë luftës sovjetiko-afgane, dhe më pas luftës civile me Talebanët, deri në vdekjen e tij në vitin 2001.
Të paktën dy ish-zyrtarë afganë janë konfirmuar se fshihen në Panjshir – përfshirë Ahmad Massoud, djalin e Ahmad Shah Massoud, raporton bbc.
Por analistët kanë paralajmëruar se Panjshir nuk ka gjasa të jetë në gjendje të përballojë një ofensivë të plotë nga Talebanët.
“Rezistenca për momentin është vetëm verbale, sepse Talebanët ende nuk janë përpjekur të hyjnë në Panjshir”, tha për agjencinë e lajmeve AFP specialisti afgan Gilles Dorronsoro, nga Universiteti Sorbonne në Paris.
Abdul Sayed, një studiues i pavarur me bazë në Suedi, gjithashtu i tha agjencisë se “Talebanët rrethojnë Panjshirin nga të gjitha anët, dhe unë nuk mendoj se djali i Massoud mund të rezistojë shumë më tepër se disa muaj. Për momentin ai nuk ka ndonjë mbështetje vërtet të fortë”.