Ka bërë bujë ditën e sotme lajmi që Cristiano Ronaldo nuk është më në qendër të projektit juvntin. Ai stërvitet, buzëqesh, por ndërkohë trajneri Allegri provon zgjidhje të tjera, që nuk përfshijnë yllin portugez.

Një verë e çuditshme për sulmuesin që dëshiron të largohet nga Torino dhe të gjejë një ekip tjetër, por menaxheri i tij Jorge Mendes, dështon dhe gjithçka mbetet e pezulluar në një lloj harrese.

Cristiano e ka kuptuar se Juventusi i këtij viti nuk është ndërtuar rreth tij dhe për këtë arsye ai dëshiron të ndryshojë ambient, por nuk ka skuadra të gatshme për të marrë përsipër angazhimin e tij me ato shfira që ai paguhet.

Paris SG nuk mundet (mund të bëhet vetëm nëse Mbappé largohet për te Real Madrid), Manchester City (të cilit ai i ishte vetofruar) gjithashtu nuk mundet, pasi është përqendruar te të rinjtë. Edhe Real Madridi nuk mundet, pavarësisht thashethemeve të përsëritura dhe mohimeve të mëvonshme të Ancelottit.

(E.H/Faxweb.al)