Një 37-vjeçar shqiptar në Itali u arrestua pasi tentoi të vrasë bashkëshorten e tij me armë gjahu. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në një zonë periferike në qytetin e Torinos.

I riu i identifikuar si Ervis Rakipaj i kishte thënë bashkëshortes se do dilte dhe do pinte me shokët. Ai u kthye në orën 2 të mëngjesit i dehur dhe filloi të debatonte me gruan. Fillimisht ai tentoi ta mbysë me duar por më pas mori armën e gjahut.

Në shtëpi ishte dhe motra e gruas së 37-vjeçarit e cila ndërhyri duke i kapur armën e gjahut të riut. Për pasojë Rakipaj qëlloi në dysheme duke evituar tragjedinë në familje.

“Ose më thuaj të vërtetën, ose askush nuk del nga këtu i gjallë”, mësohet të ketë thënë shqiptari ndërsa i kishte marrë edhe celularin gruas së tij.

Sipas deklaratës për mediat nga policia italiane, Ervis Rakipaj erdhi i nxehur në shtëpi dhe filloi të hidhte çdo gjë që kishte në shtëpi.

“Ervis Rakipaj ishte i tërbuar, fillimisht i hodhi një karrige dhe sende të tjera gruas së tij, pastaj mori armën dhe ia drejtoi në gjoks në një distancë prej një metër e gjysmë. Ai tërhoqi këmbëzën dhe kunata e tij, motra e gruas, e cila ishte pranë tij, arriti të kapte tytën dhe të devijonte të shtënën në tokë, e cila shpoi dyshemenë.

Menjëherë pasi burri iku, ai gjuajti një tjetër plumb në tokë dhe më pas e hoqi pushkën duke e hedhur midis ferrave në zonën hekurudhore. Kur u kthye në shtëpi, ai i hapi derën karabinierëve, ndërkohë bërtiti kunata e tij e cila ishte mbyllur në banjë, por ai tha se asgjë nuk kishte ndodhur dhe se po flinte”.

Policia pas kontrolleve në banës, i gjeti shqiptarit 500 gr marjuanë, një pushkë, një pistoletë, mbi 130 fishekë si dhe materiale paketimi për drogë.

panorama al