Presidenti i Turqisë ka kritikuar “provokatorët” pasi të mbijetuarit u ankuan se qeveria ka qenë e ngadaltë për t’iu përgjigjur tërmetit.

Rexhep Tajip Erdogan i tha popullit turk që të dëgjojë vetëm komunikimin nga autoritetet.

“Familjet e prekura nga tërmeti do të marrin 440 £ (10,000 lira) nga qeveria. Ne do të ofrojmë, me dëshirën e Zotit, mbështetjen tonë për të gjitha familjet e prekura. Ka pasur probleme me rrugë dhe aeroporte por situata do të përmirësohet, tha ai.