Enti Rregullator i Energjisë ka pezulluar aplikimin e fashës prej 800 kWh për muajin tetor. Bordi i ERE-s u mblodh pas vendimit të qeverisë, e cila vendosi mosaplikim të fashës për abonentët familjarë.

“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin. Vendimi i mëparshëm nuk ka efekt, leximi do të bëhet në fund të muajit”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti. Ndërkohë, ERE tha se do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor.

Kundër vendimit ishte deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila kërkoi revokim të vendimit. Tabaku tha se qeveri apo nëpërkëmb kompetencat e Bordit.

“Bordi nuk i dëgjoi propozimet e mia ku ju kërkova që të mos rritej çmimi i energjisë. Kam kërkuar revokimin e vendimit. Nuk ka asnjë argument që të rritet çmimi i energjisë. Nuk ka asnjë argument që të na ketë treguar ne qeveria. U kam kërkuar që të ruani funksionin kushtetues. U ndjeva keq kur ministrja doli dhe nëpërkëmbi kompetencat që u jep ju ligji. Qeveria nuk mund të thotë dot se hyn në fuqi vendimi i ERE. Nuk e justifikon as nga pikëpamja ekonomike. Ky Bord duhet të tregojë kompetencat ligjore. Nuk mundet qeveria t’u uzurpojë vendimet tuaja. Duhet të merrni vendime që lidhen me interesin publik’, tha Tabaku.