Lëkura është organi më i madh i trupit tonë dhe kërkon një kujde stë veçantë. Shumë herë këshillat e bukurisë që ndjekim mund të shkaktojnë probleme, acarim, skuqje dhe puçrra. Për këtë arsye, është e rëndësishme të informohemi për kujdesin ndaj saj.
Miti: Çokollata shkakton puçrra
Në fakt, efekti i çokollatës në lëkurë varet nga lënda e parë, përbërësit dhe lloji. Çokollata e zezë mund të ketë përfitime për lëkurën dhe shëndetin e përgjithshëm. Nëse përmban më shumë se 70% kakao është një burim i shkëlqyeshëm antioksidantësh, i cili mbron lëkurën.
Miti: Kafeja është e mirë për lëkurën tuaj
Kafeja nuk është e rrezikshme në vetvete. Sidoqoftë është një diuretik, i cili mund të çojë në dehidrim dhe lëkurë të thatë.
Miti: Ushqimet me yndyrë shkaktojnë puçrra
Një mit i zakonshëm për aknet është se ushqimet me yndyrë rrisin vajin në pore, por nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë midis tyre. Sidoqoftë, ka raste të ushqimeve që përmbajnë yndyrna të ngopura me përbërës që nxisin inflamacionin dhe bllokojnë poret.
Miti: Pirja e alkoolit mund të shkaktojë puçrra
Nuk ka prova shkencore që alkooli mund të shkaktojë puçrra. Mund të prekë njerëzit me rosacea, pasi zgjeron enët e gjakut, e bën skuqjen më intensive dhe dehidraton lëkurën. /abcnews.al