Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka deklaruar ditën e sotme se personazhe të botës së krimit kanë kontaktuar opozitën për të marrë garanci për veprimtarinë e tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit, mirëpo, opozita ka mohuar kategorikisht të bëjë një gjë të tillë.

Për sa i përket situatës së tensionuar në prag të zgjedhjeve parlamentare, Dritan Demiraj bëri fajtor Kryeminsitrin Rama, që sipas tij ka ardhur në pushtet me anë të deputetëve me të shkuar kriminale, me të cilët e ka mbajtur pushtetin.

Demiraj vlerësoi shumicën e trupës së Policisë së Shtetit që sipas tij nuk janë të lidhur me krimin, mirëpo ai vuri theksin te një pjesë e drejtuesve të policisë që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Demiraj i bëri thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit që të zbatojnë ligjin dhë të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Intervista: 

Fushata?

Demiraj: Që ditën e parë kryeministri Rama ka filluar të tallet. Në krahasim me vitin 2017, fushatë të cilën e njoh mirë, kemi një klimë që nuk i shërben zgjedhjeve, por i tensionon. Në Elbasan, njerëzit panë se si u futën Taulant Balla dhe Edi Rama dhe si Balla i prekte ne shpatulla çunat problematike. Janë njerëz që janë përfshirë në trafik kokaine. Kemi policinë e Elbasanit, e cila fatkeqëasisht në 8 vitet e fundit nuk ka qenë në gjendje të zbatojë ligjin.

Pse problematik Elbasani?

Demiraj: Tashmë nuk ka  shqiptarë dhe institucion ndërkombëtar që nuk e di si erdhi në pushtet zoti Rama në vitin 2013, jo vetëm me një pjesë të deputetevë me të shkuar kriminale por edhe kryetarët e bashkisë. Edi Rama bashkëqeveris me krimin dhe drejtohet nga krimi. Populli gjithnjë e më shumë po i bashkohet opozitës, sepse janë të lodhur nga keqqeverisja. Edi Rama po mundohet ta gjejë zgjidhjen te këto grupe kriminale. Në rast se vazhdon ky trend, ai do të mbajë përgjegjësi edhe për krijimin kësaj klime, përveç korrupsionit, etj. PD dhe opozita e bashkuar është e përqëndruar për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Një fushatë europiane, duke i bërë thirrje njerëzve për pjesëmarrje masive dhe të largojmë Ramën.

Përplasja Boçi-Luca?

Demiraj: Të gjithë ata që e dinë miqësinë e Ramës dhe biznesmenit Luca, e dinë se ku e gjen fuqinë ai të godasë kandidatët për deputet. Duhet ndarë pjesa më e madhe policisë, e cila është e distancuar nga kjo metodë. Por ka disa të tjerë drejtues policie që janë pjesë e krimit. I bëj thirrje të gjithë drejtuesve të ndershëm të policisë të zbatojnë ligjin dhë të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Opozita?

Demiraj: Opozita po zbaton misionin e saj. Po bën një fushatë moderne, europiane. Një pjesë e madhe e bizneseve që kanë fituar në mënyrë jo të ligjshme gjatë këtyre viteve kanë kërcënuar punonjësit e tyre, duke i marrë kartat e identitetit.Kemi të bëjmë me një keqqeverisje 8 vjeçare, dhe gjykoj që ka ardhur momenti që të gjithë njeëzit e ndershëm t’i bashkohen PD-së dhe të votojnë masivisht. Ka ardhur koha që të mos ankohemi çdo ditë. Po na ikin fëmijët. Nuk kemi rend, siguri, prandaj ka ardhur koha që të gjithë së bashku të votojmë një ndryshim historik. Këto zgjedhje nuk janë as për Ramën e as për Bashën, por për një qeverisje më të mirë që të kapim trenin e BE-së, që është shumë i nevojshëm. Rama e pati mundësinë për 8 vite dhe vetëm na largoi nga BE-ja. Basha ka lidhje të shkëlqyera me liderët perëndimorë. Ai arriti anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza në Europë. Ka ardhur koha të përmirësojmë jetën e fëmijëve tanë.

Puna e Policisë?

Demiraj: Në disa qarqe policia ka qëndruar asnjanëse. Përgjithësisht, një pjesë e madhe e drejtuesve është distancuar, por kemi persona të cilët kanë qenë pjesë e bandave të drogës. Unë vetëm kam denoncuar mbi 100 persona, shumica prej të cilëve vazhdojnë të jenë në detyrë. Të gjithë personat që kanë qenë pjesë e dosjeve të drogës do të përballen me ligjin pas datës 25 prill. Një pjesë e personazheve të botës e krimit kanë kërkuar takim em pjesëtarë të opozitës, por opozita e ka mohuar në mënyrë kategorike. Nga ana e opozitës nuk i është dhënë asnjë garanci atyre, sepse ata duan garanci për veprimtarinë e tyre. Opozita e bashkuar është e vendosur që të përdorë të gjitha mjetet demokratike për zgjedhje të lira dhe ndershme.

Kthimi ne Shqiperi?

Demiraj: Për të gjithë ata që e duan vendin, për të gjithë ata që ankohen nuk kemi atë nuk kemi këtë, prandaj dhe unë ndjej detyrën për të dhënë kontributin tim. Nuk jam larguar asnjëherë nga Shqipëria. Gjithmonë kam dhënë dhe do jap kontributin tim në fushën e mbrojtjes. Ky kontribut do të jetë edhe më i thellë me ardhjen në fuqi të qeverisë Basha.

Faxnews