Kandidatët e Bindjes Demokratike për Elbasanin Erion Murataj dhe Erjon Toçi zhvilluan një takim me banorët e fshatit Lleshan të njësisë administrative Gjinar. Gjatë diskutimit banorët u shprehën se ndjehen të harruar nga pushtetarët të cilët prej vitesh kanë shkuar në këtë zonë duke premtuar investime që nxisin zhvillimin por që në fund nuk kanë bërë asgjë nga ato që kanë premtuar. Ky fshat ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit pasi ofron resurse natyrore të shumta por mungesa e infrastrukturës rrugore bën që turistët ta kenë të pamundur ta vizitojnë. Po ashtu problemi që ngritën banorët lidhej me mungesën e ndihmës në bujqësi dhe blegtori,pasi pjesa dërrmuese e tyre jetojnë duke u marrë me to. Për të moshuarit shqetësues është fakti se dita- ditës fshatit po i largohen të rinjtë dhe shtëpitë po zbrazen duke rrezikuar braktisjen. Ata shprehen të zhgënjyer me politikanët e vjetër të cilëve iu besuan votën ndër vite por nuk përcollën asnjëherë problematikat e tyre,madje siç thonë banorët e Lleshanit deputetët e zonës I kanë parë para 4 vitesh për herë të fundit në fshatin e tyre.
“ Para 4 vitesh erdhi tek në X deputet dhe na premtoi se do sillte ndryshime për fshatin tonë. E vetmja gje që donim ishte rruga dhe mbështetja në bujqësi se ne jemi zonë që jeton me bujqësine por askush nuk u kujtua për ne sa morën votën. Ikën e na gënjyen.Tani shpresat I kemi tek ju të rinjtë”-thotë njëri prej banorëve.
Nga ana e tij Erion Murataj u sjpreh se : “Ne kemi zgjedhur që të kandidojmë me emra dhe fytyrë në mënyrë që neser ju të vini dhe të kërkoni llogari tek deputeti I zonës. Siç e thatë edhe ju politikanët e vjetër I keni provuar dhe ju kanë zhgënjyer. Imagjinoni që jemi në vitin 2021 dhe ata premtojnë sërisht drita dhe ujë 24 orë! Kjo është qesharake për politikanë të cilët kanë qenë në pushtet prej vitesh. Ata thonë se kanë sjellë risi por ju dhe unë e dijm shumë mirë se janë të njëjtat figura të vjetra që ofrojnë listat e tyre. Të njëjtat figura të sprovuara më parë. Unë vetë vij nga një familje e mesme dhe I njoh hallet që ka një familje shqiptare për të nxjerrë bukën e gojës sidomos në fshat. Ju ftoj që këtë herë të mos kini frikë ti besoni të rinjëve. Votojini dhe jepuni mundësinë që ata të sjellin ndryshimin për ju”.
Në të njëjtën linjë vijoji edhe kandidati për zonën e Shpatit Erjon Toçi I cili po ashtu ftoi banorët e Lleshanit që ti japin besimin e tyre më 25 Prill.