Don Xhoni është një ndër reperët më të njohur të skenës. Ai ka spikatur jo vetëm për hitet që dëgjohen nga të gjithë, por edhe për skandalet e krijuara.

Mirëpo, sot është një ditë e veçantë për Don Xhonin, pasi ai feston ditëlindjen dhe mbush plot 21 vite jetë.

Ai gjithashtu ka surprizuar fansat, pasi ka paralajmëruar publikimin e këngës në ora 19:00.

Ndërkohë përmes një postimi në Instastory Don Xhoni ka falënderuar të gjithë ata që i uruan ditëlindjen në orët e para.

“Faleminderit për urimet edhe pse kanë kalu vetëm 15 minuta. Inshallah don Zoti vec shneten e kam e bashk me krejt juve shkojm nalt e ma nalt”.

“Urime Don Xhoni 21 vite o bir”, ka shkruar reperi./abcnews.al