Erion Murataj kandidati i Bindjes Demokratike për Elbasanin i ka bërë thirrhje qytetarëve të qarkut që të dalin të marrin pjesë në zgjedhjet e sotme. Murataj i ka ftuar qytetarët që të shkojnë të votojnë që me votën e tyre të kenë mundësi të ndryshojnë të ardhmën.

Erion Murataj: Me bindjen se kultura dhe qytetaria do të triumfojne! Me bindjen se nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë i ftoj të gjithë qytetarët e Elbasanit që të bëhen pjesë e kësaj dite të madhe për ndryshimin dhe ti besojnë të rinjëve e të rejave të këtij qyteti.

 Kandidati  i Bindjes Demokratikë votoi në qëndrën ku ka vendbanimin i shoqëruar nga gjyshi i tij ish gjenerali Myqerem Murataj!

Bindja Demokratike eshte me numrin 4 ne listen e partive .