Kandidati i Bindjes Demokratike në Elbasan Erion Murataj përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë qytetarët për festën e Pashkëve katolike. Përmes urimit të tij Murataj ka përcjellë edhe një mesazh për të ardhmen duke shpresuar që së bashku shqiptarët të zgjedhin për një të ardhme më të mirë.
Postimi i plotë:
“Gëzuar Pashkët besimtarëve Katolikë!
Në këtë ditë të shënuar kur jeta fiton mbi vdekjen, shpresa mbi të keqen, dëshiroj t’ju uroj të gjithë qytetarëve të Elbasanit gëzuar Pashkët! Kjo ditë vjen me një shpresë të re për të gjithë qytetarët e Shqipërisë! 👏”