Pas më shumë se dy vitesh që mbajti postin e Koordinatorit të Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit, Erion Murataj sot ka dhënë dorëheqjen publikisht duke ia lënë drejtimin e Bindjes Demokratike, Arian Samarxhiu. Nga sot Murataj merr një tjetër post të rëndësishem politik, atë të kryetarit të partisë Socialdemokrate për qarkun e Elbasanit. Partia e drejtuar nga Tom Doshi ia ka besuar qarkun e Elbasanit Erion Muratajt. Në një deklaratë të përbashkët me Arian Samarxhiun, Murataj shpjegoi arsyet e këtij vendimi.

Ky vendim u mirëprit edhe nga Arian Samarxhiu i cili zyrtarisht është Koordinatori i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit.

Që të dyja partitë ,Socialdemokrate dhe Bindja Demokratike janë futur zyrtarisht në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 Maj 2023 duke kandiduar për antarë të Këshillit Bashkiak./Egnatia news