Nga Erjon Murataj –
Jo e papritur! Në fakt ishte diçka që ndjehej e për disa dhe dihej. PSEUDO akt-akuzat janë një turp i drejtësisë ndërkombëtarë që fshihen pas artificës lokale të shkruar diku nëpër rreshta. A nuk u bazua në fakte e prova vendimmarrja e NATO-s në vitin e errët 1999?! A nuk ishin shërbimet sekrete (dhe ato ushtarake) të stacionuara në Kukës që prej vitit 1998?! A nuk ishte mos konsekuenca e faktorit ndërkombëtar që e quajti fillimisht organizatë të kundraligjshme e më pas Ushtri Çlirimtare të Popullit, UÇK?! Sa e sa gjykata ngritën misionet ndërkombëtare në Kosove. Sa ? Jo nuk mjaftuan ! Duhej GJYKATA SERBO-SPECIALE…
Vetëm Serbia dhe miqtë e saj mund të ngrenë një gjykate unike në llojin e saj nga struktura dhe objekti. Duhej pikërisht sot kur faktori politikbërës kosovar nisi të ecë vet. Pikërisht kur Kosova po finalizon luftën e saj për të qenë e barabartë mes të barabartëve. Duhej sërish një ngacmim i plagës që sapo ka ndaluar hemoragjinë. Si një mesazh që vuajtjet tuaja nuk kanë përfunduar ende.
SOT ajo që quhet Evropë duhet ta ndajë mendjen. Nëse do të mbajë epitetin e vjetër e të quhet “lavire” që ulet në prehrin e interesit, apo do që të jetë bashkësi e vlerave demokratike barazisë dhe të drejtave të njeriut.
Gjykata SERBO – SPECIALE është në shkelje të plotë të ligjit për gjykatat ndërkombëtare të cilën ata burra deputetë të Kuvendit të Kosovës e votuan sepse s’patën frikë nga vdekja jo më nga e drejta e tyre . Ata vunë Kosovën mëmëdheun e tyre të paren. Ruajtën nderin dhe kombin. Sepse ka aq gjak Shqiptaria sa te mbrojë vatanin.
Ne sot nuk jemi dy vende që po pritemi në besë. Jemi një komb të cilit po i cënoni nderin. Na detyrojnë t’i fitojmë të drejtat me pushkë e më pas na japin receta për të qenë të arsyeshëm dhe të falim dhe kur na vrasin. Për cfarë! Cilat janë normat që ndajnë civilizimin nga anarkia? Harruat që shqiptari nuk i frikësohet të drejtës. Ne nuk jemi as si ju e as si serbët që të fshihemi pas lojërave. E dini pse sepse shtëpia dhe drejtësia do burra. A e dinit ketë ? Mbase jo se nuk keni!
Sot të dashur miq kemi shkrepur krismën e dytë. Pas të parës që shkrepi Ramush Haradinaj. Sot duhet të jemi krenar dhe 1 trup i vetëm. Sepse jemi në të drejtën tonë. E drejta nuk është e ndryshme për vende apo njerëz të ndryshëm. Drejtësia është barazi pa konjuktura apo interesa. Asgjë s’na është dhënë pa gjak e pa mund. Ne do t’ia dalim dhe këtë herë sepse jemi në anën e duhur të historisë. Po ju? Uroj të bëni zgjedhjen e duhur epiteti i vjetër nuk iu shkon për ata që thoni se jeni ….
Në jetë lirinë e meriton ai qe shkon përditë në luftë për të. Ju kurrë nuk keni qenë të drejtë me ne.
Po ju rendis disa fakte se si ju nder shekuj keni qëndruar spektatorë për fatet tona:
E para; më 1878 në Kongresin e Berlinit.
E dyta; më 1913 në Konferencën e Londrës.
E treta; nga Paqja e Versajës.
Sot duhej dhe GJYKATA SERBO – SPECIALE. Ju na premtuat paqen. Por një paqe pa drejtësi është TIRANI!!!
SHKËPUTUR NGA “ KOHA JONË”