Largohet Anila Çota

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët edhe në Qarkun e Elbasanit ka nisur vala  e shkarkimit të pjesës dërrmuese të Drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve sa më dinjitoze e cilësore për qytetarët nga ana e këtyre institucioneve.

 Paraditen e sotme është shkarkuar nga detyra drejtoresha e ZVA Elbasan Anila Çota e cila drejtonte zyrën arsimore të Elbasanit prej afro 3 vitesh. Postin e Çotës nga sot do ta mbaj drejtuesi I ri Ermir Çela .

Çela është emëruar Drejtor i Zyres Vendore te Arsimit Parauniversitar Elbasan. Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi” në Elbasan.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit edhe nga vetë mazhoranca janë kritikuar Drejtorët në Qarkun e Elbasanit për punën e cila nuk ka qenë në nivelin e kërkuar. Referuar komunikimeve të mëparshme pritet që të ketë ndryshime edhe në rradhët e drejtuesve pranë institucioneve të tjera të qarkut të Elbasanit.