Entertainment Software Associationka lajmëruar ditën e enjte se ka vendosur të anulojë organizimin e eventit me publik të këtij viti, E3, për shkak të “rrezikut shëndetësor të përhapjes së variantit të ri të COVID-19”. Dhe pse ato mundeshin që ta zhvillonin këtë event virtualisht, duke respektuar protokollin anti-COVID, nuk ka ende asnjë deklaratë që konfirmon organizimin e tij.

IGN raportoi se disa burime të ndryshme konfirmuan se ESA e kishte marrë vendimin për anulimin e këtij eventi që nga vjeshta e vitit të kaluar. Kompanitë që do të merrnin pjesë në këtë event janë shprehur se nuk kanë asnjë informacion nëse një tjetër event E3 do të organizohet në të ardhmen, qoftë ai fizik ose virtual.

Vitin e kaluar ESA organizoi eventin E3 si një event virtual “i riimagjinuar” në qershor pas anulimit të organizimit fizik në shkurt gjatë të njejtit vit. Në vitin 2020 ESA anuloi eventin e saj fizik dhe nuk e zëvëndësoi atë me një event virtual.

Në Los Angeles Convention Centerorganizohet gjithashtu dhe Anime Expo, zakonisht një muaj pas E3. Anime Expo lajmëroi gjatë vitit të kaluar se do të rikthehet me një event me publik në qershor të këtij viti, por do të kërkojë nga pjesëmarrësit një çertifikatë vaksinimi ose një test negativ të COVID-19.