Escobar: E përkrahim “Open Balkan” por s’mund të jetë i suksesshëm pa të gjitha shtetet e Ballkanit
I dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka foluar para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan për iniciativën “Open Balkan”. Escobar tha se SHBA përkrah iniciativat rajonale që kanë për qëllim bashkëpunimin ekonomik, por që “Open Balkan” s’mund të jetë i suksesshëm pa përfshirjen edhe të tri shteteve tjera(Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi), raporton Gazeta Express.
“Ne përkrahim të gjitha iniciativat që krijojnë bashkëpunim ekonomik mes shteteve, tri shtetet që e kanë filluar iniciativë (Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut) na kanë siguruar se iniciativa “Open Balkan” është e hapur për të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ne ju besojmë, por në fakt iniciativa nuk do të jetë e sukesshme pa përfshirjen edhe të tri shteteve tjera tjera(Kosova,Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi).
Ai ka thënë po ashtu se iniciativat “Open Balkan” dhe Procesi i Berlinit e plotësojnë njëra-tjerën.
“Ne mendojmë që “Open Balkan” dhe poashtu “Procesi i Berlinit” janë komplementar dhe mendojmë që çdo iniciativë që sjell njerëzit së bashku do të krijojë mundësi dhe ne përkrahim të gjitha përpjekjet për të bashkuar shtetet ekonomikisht. A duhet të ketë ekonomi të hapur për të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit me 20 milionë njerëz, kjo do të ishte mjaft e frytshme për investitorët amerikanë kështu që ne duam të inkurajojmë investime amerikane në rajon”, ka thënë Escobar para anëtarëve të Kongresit.