Karriera e modelimit e vajzës me origjinë franceze Thylane Blondeau filloi mjaft herët-kur ajo ishte 4 vjeç. Shtatë vjet më vonë, prindërit dhe përfaqësuesit e saj patën shumë polemika për faktin që e lejuar atë të shfaqej në një xhirimtë Vogue që në një moshë të vogël.
Blondeau atëherë 10-vjeçare u quajt nga shtypi si “vajza më e bukur në botë”.
Që atëherë, Blondeau duket se ishte vërtet shumë e lumtur duke punuar në industrinë e modës. Në një intervistë me Teen Vogue, ajo konfirmoi entuziazmin , ndërsa vuri në dukje gjithashtu se karriera e saj dhe jeta e saj personale ishi krejtësisht të ndara. “Miqtë e mi dhe unë nuk flasim shumë për të (modelimin),” tha ajo. “Është një lloj vendi i fshehtë për mua. Por, familja ime është shumë e lumtur për karrierën time.”