Megjithatë gjërat kanë ndryshuar dhe vajzat po kërkojnë gjithmonë e më shumë vetulla të trasha. Nuk keni pse harxhoni para duke blerë lapsa për mbushje apo duke provuar trajtime të ndryshme. Ju nevojiten vetëm produktet e mëposhtme.

1.VAJ KASTORI + VAJ AVOKADOJE + VAJ KOKOSI: Kombinimi i këtyre tre vajrave jo vetëm që do të trashë vetullat tuaja brenda 2 javësh, por do të forcojë folikulat e qimeve dhe do u japë atyre një trajtë më harmonike. Në një enë të vogël shtoni nga një lugë çaji për këto tri vajra dhe me ndihmën e një furçe të pastër lyeni vetullat çdo mbrëmje para se të flini. Acidet yndyrore Omega 3 dhe vitaminat që përmbajnë të tre, do të veprojnë menjëherë për vetullat tuaja.

2.VAJ KASTORI+ XHEL ALOE VERA + VITAMINË E: Vaji i kastorit nuk mund të ngatërrohet me vajrat e tjerë falë aromës së tij karakteristike. Është i pasur me vitaminë E, acide yndyrore Omega 6, proteina dhe përbërës të tjerë që penetrojnë në qime dhe ndihmojnë në hidratimin dhe rritjen e tyre. Njëlloj si në maskën e mësipërme, zgjidhni një enë të vogël ku të hidhni përbërësit. Shtoni një lugë gjelle xhel Aloe vera, 2 lugë çaji me vaj kastori dhe 2 kapsula vitaminë E. Përziejini përbërësit derisa të formohet një masë kremoze dhe lyeni vetullat me mollëzat e gishtërinjve, ose furçë. Nesër në mengjes lajini me ujë të ftohtë.

3.LËNG QEPE: Komponimet e sulfatit që gjenden tek lëngu i qepës bëjnë mrekulli jo vetëm për flokët, por edhe vetullat. Era nuk do t’ju pëlqejë në fillim, por rezulati po. Merrni një qepë të vogël dhe lërini në ujë për 2-3 orë. Shtrydheni në frulator dhe lëngun që përftohet aplikojeni në vetulla. Do të habiteni që pas javës së parë nga ajo që do të shihni.