Çrregullimet mendore janë përhapur ndjeshëm dhe përbëjnë arsye të shëndoshë për tu shqetësuar në ditët e sotme, edhe as personazhet e famshëm nuk mund t’iu shpëtojnë këtyre shqetësimeve, pavarësisht popullaritetit apo sigurisë financiare që mund të gëzojnë.
Listës së personazheve të famshëm që janë prekur nga këto shqetësime, i është shtuar edhe Mozzik. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, reperi ka treguar se prej kohësh vuan nga ankthi.
Mozzik ka zbuluar se ai nuk ka mundur t’i shpëtojë këtij çrregullimi, që është bërë shumë shqetësues për miliona njerëz në mbarë botën.
“Është e trishtuar sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.
Kujtojmë se Mozzik publikoi pak ditë më parë bashkëpunimin e radhës me partneren e tij, Loredanën.
Gjithsesi, problemet me shëndetin mendor janë kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për njerëzit në ditët e sotme. Jeta e shpejtë, presioni i vazhdueshëm nga shoqëria janë disa nga shkaktarët kryesorë të problemeve me shëndetin mendor.