Teksa Vlora është në flakë prej gati dy javësh, ka mbërritur më në fund ndihma nga ajri, që do të vijë në ndihmë për të shuar zjarret në Karaburun. Siç shihet dhe nga pamjet, helikopteri me ujë ka ndërhyrë sot në Karaburun, pas ditëve të tëra të zjarrfikësve në terren, që nuk kanë mundur të shuajnë të gjitha vatrat, për shkak të mungesës së mjeteve.