Një nga ekspertët kryesorë të kulturës franceze po largohet nga Parisi për të jetuar në fshat, sepse kryeqyteti është shndërruar në një ‘kosh plehrash’ nën kryebashkiaken socialiste.
Stéphane Bern, 58 vjeç, i cili u punësua nga Emmanuel Macron si këshilltar kulturor, tha se qyteti tani është bërë një vatër dhune dhe shëmtie pas një sërë reformash jopopullore nga Anne Hidalgo.
Kryebashkiakja e krahut të majtë ka mbikëqyrur një sërë reformash gjithëpërfshirëse për ta bërë qytetin ‘më të gjelbër’, duke përfshirë korsi betoni për çiklizëm, planet për ta kthyer Champs-Elysées në një kopsht dhe heqjen e stolave tradicionale të shekullit të 19-të, sepse ato janë ‘seksiste’, e të gjitha ndërkohë që dështojnë në pastrimin e rrugëve.
Hidalgo, e cila kandidon për presidente vitin e ardhshëm, ka tërhequr gjithashtu zemërim për shtyrjen e planeve për një gradaçelë të re prej 600 milionë paundësh, që kritikët thonë se do të shkatërrojë horizontin e Parisit.
Bern, një gazetar dhe prezantues televiziv, tani është zotuar të lëvizë nga banesa e tij në Pigalle, një lagje e Parisit e njohur për jetën e saj të natës dhe shtëpia e Moulin Rouge, në Perche në Francën veriore.