Prokurorët e Strukturës Antikorrupsion kërkojnë zgjatje mandati. Ata kërkojnë që mandati i tyre mos jetë i kufizuar. Kërkesa e cila mban fimat e të gjithë prokurorëve të Spak tashmë i është dërguar, Kuvendit, komisionit te ligjeve KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasades Amerkane, që ata të kenë një mandat të pakufizuar.

Referuar dokumentit që Fax News disponon, prokurorët kerkojnë mandat të pakufizuar duke argumentuar, se do jenë më të sigurtë në punën e tyre për hetime të botës së krimit dhe politikanëve të korruptuar dhe nuk do e kenë frikën e kërcënimit pasi ti përfundojë mandati.

Sipas Kushtetutës, prokurorët e SPAK kanë një mandat 9 vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi. Në shkresën e dërguar drejt Kuvendit, theksohet fakti që do të ishte e vështirë gjetja e 20 prokurorëve të tjerë me vjetërsi pune duke qenë se numri i tyre në sistem po vinte në rënie.