Intervistat e fundit për tabloidin britanik, The Sun, ku Bebe Rexha kishte folur mbi raportin me dy shqiptare tjera të famshme: Dua Lipa dhe Rita Ora, duke thënë se u mundua t’i pajtojë dhe t’i bëjë bashkë për një bashkëpunim, por ishte e pamundur.

The Sun kishte vendosur në fokus të intervistës pikërisht këtë pjesë, duke publikuar fillimisht një artikull me titullin “Let’s Bebe Friends: Rita Ora and Dua Lipa’s feud ëill never end even thought I tried to help, reveals Bebe Rexha (Le të ‘bëbëhemi’ miq: Grindja e Rita Ora dhe Dua Lipa nuk do të mbarojë kurrë edhe kur mendova se u përpoqa të ndihmoj, zbulon Bebe Rexha)”.

Me të parë këtë dhe komentet e shumta në rrjetet sociale, Bebe Rexha, ka reaguar menjëherë përmes një statusi në llogarinë e saj zyrtare në Tëitter, duke e quajtur gjithçka si një “shtrembërim” të asaj se çfarë ka thënë në të vërtetë.

“Një tabloid në Mbretërinë e Bashkuar po krijon një histori të tmerrshme në lidhje me shoqet dhe femrat që unë admiroj. Është budallallëk absolut për të nxitur femrat kundër njëra-tjetrës, sidomos ato që unë di se janë njerëz të mirë! Ky thashethem toksik është dashakeqës dhe nuk është i vërtetë”, shkroi artistja 31-vjeçare në Tëitter.

Me të parë reagimin e këngëtares shqiptare dhe me siguri ndërhyrjen e saj, tabloidi britanik, ka ndërhyrë më pas në artikull duke ia ndërruar titullin intervistës dhe vendosur një të ri.

Në vend të asaj që ishte vënë në fokus më herët, The Sun tani e ka titulluar intervistën: “Not Meant to Be: Bebe Rexha admits to ‘crying all night’ after missing out on 2019 Grammy for hit Meant To Be (Bebe Rexha pranon se ‘ishte duke qarë gjithë natën’ pasi humbi ‘Grammy’-in në vitin 2019 për hitin ‘Meant To Be’)”.