Është vënë në prangat e policisë së Shkodrës Lekë Vuksani, i cili një ditë më parë ekzekutoi kushëririn e tij Petrit Vuksani.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Tom Kola”, ku autori shkoi në banesën e kushëririt të tij dhe e qëlloi me automatik, duke i marrë edhe jetën.
Shkak për ngjarjen e rëndë u bë pasi viktimi i kërkoi Lekë Vuksanit, që ti jepte lekët e qirasë, pasi qëndronte në shtëpinë e tij.
Mësohet se viktima kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia.
Njoftimi i policise:
Shkodër
Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër.
Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.