Erion Murataj PSD

Deputetët e opozitës kanë shfrytëzuar rastin që ministri i brendshëm Bledi Çuçi ishte në Komisionin e Sigurisë, për ta pyetur atë në lidhje me vrasjen në Fier dhe grabitjen në Nikël, edhe pse kjo nuk ishte në rendin e ditës.

Çuçi ka zgjedhur që të mos përgjigjet, duke thënë se pyetjet që i ishin bërë nuk kishin lidhje me projektligjin për agjensinë e mbikqyrjes policore.

Debatet në Komision:

Xhaferraj: Dy ngjarje të rënda në Fier e Fushë Krujë, familjarët u shprehën se s‘kanë besim te Policia. Drejtori i Policisë e ka filluar shumë keq, rrokadë qarkullimi drejtuesve të policisë. Ata ndëshkohen, promovohet apo shkarkohet për punë të dobët. “Vaji i kandilit“ tregon përcmimim, përbuzje, arrogancë për çdo punonjës policie. Kërkoni ndjesë.

Çuçi: Nuk kam koment, pasi nuk ka lidhje me projektligjin.

Baçi: Është vrarë një biznesmen, shërbimi policor nuk ka reaguar, madje në Fier flitet se ata janë fshehur teksa ishin prezent në një krim makabër. Është hetuar nga SHÇBA dhe cilat janë hetimet?

Salianji: Mospërgjigjia ndaj shqetësimeve të deputetëve tregon se Çuçi nuk e ka nën kontroll ministrinë. Është papërgjegjshmëri, pasi ska pasur asnjë qëndrim nga ministri apo Policia e Shtetit për ngjarje të tilla. Ka frikë ti përgjigjet shqetësimeve të opozitës.