Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ditën e sotme dha lajmin se ishte marrë vendimi për krijimin e një agjencie e cila synonte të përmirësonte cilësinë e shërbimit shëndetësor në vend. Manastirliu tha se kjo agjenci do të sillte punësime të reja për mjekët dhe infermierët.

Ndërsa lidhur me helmimin e qytetarëve në Krujë, ministrja tha se ende nuk kishin një përgjigjie të caktuar pasi pritej rezultati që do të dilte nga analizat që po bëhen. Por shtoi se ritmi i paraqitejve në spital ishte në rënie dhe se aktualisht vetëm 14 qytetarë po trajtoheshin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu

Vendimi i marrë dtitën e sotme hap rrugën e krijimit të Agjensisë të Sigurimit të Shërbimeve për shëndetin shëndetësor.

Ky institucion do shkrijë dy institucionet e rëndësishme dhe mbi të gjithë do të shërbejë ndaj shërbimeve të kujdesist shëndetësor publik dhe jo publik në një periudhë të shpejtë kohore. Kjo u jep një rëndësi të vecantë cilësisë të shërbimeve. Kjo agjenci do vijojë punën në janar të vitit 2022 dhe do të ketë mundësi të zgjerojë bazën duke marrë rreth 6000 mjekë dhe më shumë se 3 mijë infermierë të cilët mund të punësohen.

E rëndësishme është se nëpërmjet krijimit të kësaj agjencie është që qytetarët të marrin shërbimet cilësore të kujdesit social. Ditën e djeshme kanë arritur 116 mijë vaksina Pfizer dhe procesi i vaksinimit po vijon. Sa më shumë qytetarë të vaksinohen sepse periudha e dimrit duhet të shërbejë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar.

Analizat për helmimin e qytetarëve të Krujës nga uji i pijshëm

Jemi ende në pritje të analizave në pistat e ndryshme të hetimit që po ndërmerren nga specialistët tanë. Ditën e sotme janë rreth 14 qytetarë që po marrin shërbimin shëndetësor, por sic kemi thënë gjendja ka qenë nën kontroll. Spitali ka qenë në gatishmëri, fluksi ka ardhur në rënie. Do ju informoj sapo të kemi raportet përfundimtare për të patur një panoramë të qartë. Bashkia e Krujës ka marrë të gjitha masat për të bërë dezinfektimin.