Këto janë sendet që iu gjetën Artan Tafanit, të penduarit të drejtësisë, që me rrëfimin e tij janë zbardhur disa ngjarje kriminale. Mes tyre është një pistoletë, disa celularë, euro si edhe një kartë greke.
Tafani u arrestua pak ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim për grabitjen e një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Nga hetimet, ka rezultuar se ai është pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnje.
LEXO EDHE: Megaoperacioni “Never Forget”/ Zbardhen 6 vrasje: Rrumbullaku: 15 urdhër arreste, 5 raste të shkatërrimit të pronës me dhunë
Nga dëshmia që Tafani ka dhënë në polici, janë zbardhur 6 vrasje që sipas burimeve janë vrasja e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit.
Drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku deklaroi të enjten se janë lëshuar 15 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 12 prej tyre, teksa 3 persona janë shpallur në kërkim./abcnews.al