Një 35-vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri në Itali. Ngjarja u regjistrua në Firence ku ajo u qëllua për vdekje në rrugë.

Klodiana Vefa, me origjinë shqiptare dhe nënë e dy fëmijëve, u vra disa dhjetëra metra larg shtëpisë ku banonte, me sa duket në kulmin e një debati mes saj dhe ish bashkëshortit. Për momentin nuk ka asnjë dëshmitar okular të vrasjes.

Sipas hetimeve Vefa dhe ish-bashkëshorti, kishin probleme xhelozie. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetojnë shumë shqiptarë.

Policia italiane është duke e kërkuar ish bashkëshortin, për ta marrë në pyetje.