Pas Holandës edhe Italia mund të shpallë karantinën

Në Holandë hyri në fuqi këtë të Martë karantina kombëtare. Baret, restorantet, kinematë, muzetë, sallonet e bukurisë, etj do të qëndrojnë të mbyllura deri më 19 Janar, ndërsa shkollat deri më 18.

Kryeministri Mark Rute u kërkoi njerëzve të shmangin sa më shumë kontaktet për festat e fundvitit duke qëndruar në shtëpi. Masat u morën pasi të Dielën u shënua rekord me mbi 10 mijë infektime ditore.

Drejt mbylljes për festat e fundvitit është edhe Italia. Ekspertët thonë se karantina kombëtare nuk e pengon valën e tretë të përhapjes por të paktën do të frenojë ritmet e shpejta të infektimeve. Pjesa më e madhe e spitaleve në gjithë vendin punojnë përtej kapaciteteve. Shifrat e infektimeve vijojnë të ruajnë tendencën rënëse.

Franca e hoqi karantinën kombëtare që ishte në fuqi prej fillimit të Nëntorit. Por nga kjo e Martë autoritetet nisin aplikimin e orarit të shtetrrethimit 8 e mbrëmjes me 6 të mëngjesit. Infektimet vijojnë të jenë tepër të larta në Shtetet e Bashkuara me mbi 200 mijë raste në ditë.