Aksesi në internet të jetë i kufizuar

Minstrja e Arsimit dhe e Sportit Evis Kushi nga universiteti I Elbasanit foli për incidentet e ndodhura gjatë ditëve të fundit ku të përfshirë kanë qenë fëmijë të mitur. E pyetur nga gazetarët Ministrja u shpreh se padyshim përfshirja e të miturve në incidente të tilla e ka shqetësuar por përgjegjësia kryesore mbetet tek prindërit të cilët shpesh neglizhojnë kontrollin e tyre kur lundrojnë në internet.

Sipas Kushit shkollat janë të plotësuara me punonjësit psikosocial të cilët janë të gatshëm të ndjekin çdo rast të fëmijëve që kanë shqetësime dhe kërkojnë ndihme.

Aktualisht Ministria e Arsimit është duke investuar në  shkolla për pajisjet teknologjike si dhe ndritjen e laboratorëve në shumë prej tyre por investimet duket se nuk përfshijnë shkollat në zonat rurale por vetëm ato në qytet.

Evis Kushi ishte e pranishme në një aktivitet që u zhvillua në universitetin e Elbasanit .