Një analizë e re e shpenzimeve mbi sigurinë personale të ekzekutivëve në kompanitë e mëdha teknologjike tregon se në total janë shpenzuar $46 milionë. Nga kjo shifër, $23,4 milionë janë shpenzuar vetëm për sigurinë e CEO të Facebook, Mark Zuckerberg. Në vitin 2019 Facebook shpenzoi $20 milionë për sigurinë e tij.

Kompania ia atribuoi rritjen e shpenzimeve protokolleve të reja të COVID-19 dhe shtimit të forcave mbrojtëse gjatë mbajtjes së zgjedhjeve. Nga ana tjetër, personi më i pasur në botë, Jeff Bezos shpenzoi vetëm $1,6 milionë për sigurinë e tij.

Këto shifra të larta nga Facebook tregojnë për statusin e tyre në rritje, gjë që sjell dhe më tepër vëmendje të padëshiruara. Kompania së fundmi është akuzuar për shumë gjëra, që nga shpërndarja e informacioneve të gabuara rreth vaksinimit kundër COVID-19 apo ndërhyrja në deklaratat publike.

Në muajin prill Facebook tregoi se ishin identifikuar kërcënime specifike në drejtim të Mark Zuckerberg. Shuma të mëdha parash janë shpenzuar dhe për sigurinë personale të COO të Facebook, Sheryl Sandberg, rreth $7,6 milionë. Në vendin e tretë gjendet Sundar Pichai i Google me $5,4 milionë shpenzime.

geek