Përmes adresës zyrtare në Twitter kompania zbuloi se ishte në dijeni të problemit dhe se po bënin gjithçka që ishte e mundur për të rikthyer gjendjen në normalitet sa më shpejt, pa treguar se kush ishte shkaku i vërtetë i kësaj ndërprerjeje.

Më vonë Facebook publikoi një postim në blog ku shpjegoi se problemi qëndronte në ndryshimet e konfigurimit në router-ave që pengonte sistemet kompjuterike të komunikonin me njëra-tjetrën. Ato treguan se përdoruesit nuk duhet të frikësohen aspak nëse kishin menduar se kjo gjë ka të bëjë me një hakim ose një akt të tillë dhe se të dhënat e tyre janë tërësisht të sigurta.

Ky problem ishte më i vështirë për t’u riparuar pasi ishin “prekur dhe shumë mjete të tjera të brendshme dhe sistemet që operojnë pa ndërprerje, duke komplikuar tentativat për të diagnostikuar shpejt dhe zgjidhur problemin.”

“Ne i kërkojmë falje të gjithë personave të prekur nga kjo ndërprerje dhe po punojmë fort për të kuptuar më tepër rreth asaj që ndodhi, në mënyrë që ta bëjmë strukturën tonë më ‘elastike’.” thotë Facebook.

Këto probleme bënë që kompania të humbte rreth $50 miliardë vlerë në treg dhe $79 miliardë që vijnë nga reklamimet.