Aktori i humorit Florjan Binaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje opozitës që të mos vijë asnjë prej tyre në protestë e sotme për rritjen e çmimeve pasi është e organizuar vetem nga qytetaret dhe se fakti që sot ka probleme ështe edhe faj i grupeve opozitare.

Binaj shkruan se ne proteste nuk lejohen as patronazhistet dhe mos të bëjë gafë njeri të kthejë protestë e sotme në politike spo partiake, duke theksuar se ai vete do jete pjesmarres sot.

Ai shkruan:“Une do jem sot ne protesten kunder rritjes se cmimeve me qytetarë e qytetare qe duan t’i bashkohen. asnje anetar i opozites nuk eshte i ftuar dhe te mos beje gafe njeri te vije sepse ne kete pike jemi edhe prej tyre! Kjo eshte proteste qytetare jo politike apo partiake. As patronazhistet nuk lejohen!”

Kujtojme se Ditën e sotme, në orën 17:00 është lajmëruar për protestë nga shoqëria civile përpara godinës së Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve të bukës, kafes, dritave dhe karburantit.

Protesta do të jetë pa organizim, ndërsa edhe opozita bëri thirrje për t’iu bashkuar kësaj proteste.

Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende asnjë reagim për protestën në fjalë. Nuk dihet nëse efektivët do të jenë para Kryeministrisë këtë pasdite për të shpërndarë grumbullimin e qytetarëve, referuar rregullave të parandalimit të përhapjes së COVID-19.