Familja e ish-kryeministrit Sali Berisha i është drejtuar së bashku kutive të votimit, ndërsa kanë hasur vështirësi gjatë identifikimit elektronik.
Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime, ndërsa nesër sipas tij do të jetë dita e arkivimit të monizmit në Shqipëri.
Sa i takon problemeve me pajisjen PEI në të gjithë vendin, Berisha tha se në darkë qeveria do të deklarojë se kjo është një vepër e hakerave iranianë.
Ndërkohë që ish-kryeministri denoncoi ndërhyrjen e disa drejtorëve në qendrat e votimit në Durrës, ndërsa sipas tij policia nuk u hap telefonin qytetarëve.
‘Kjo është pranvera e ndryshimit, nesër Shqipëria arkivon monizmin e dështuar. Ka disa problematika të cilat duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur në një përqindje jo të vogël mosfunksionim të tyre, do të dëgjoni në darkë që do të thonë se kanë ndërhyrë hakerat iranianë, por në fakt janë hakerat qeveritarë.
Në Durrës peshkaqeni famoz Roni Shqopa, dhe disa drejtorë të tjerë, kanë dashur që të kryejnë xhandarin në qendrën e votimit, por janë përzënë ashtu siç e meritojnë. Numri i policisë nuk përgjigjet më, sot e ka marrë pushim policia”, tha Berisha në deklaratën e tij nga qendra e votimit.