Familja Zogu ka hapur dyert e mortit. Arben Zogu, 46 vjeç dhe dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç bashkë me kushëririn e tyre, Melis Zogu, 20 vjeç u mbytën të premten në liqenin e Banjës. Të afërm dhe miq kanë shkuar atje për ngushëllim. Nga disa dëshmi që ka marrë ai, banorët kanë thënë se në liqen ka pasur rreth 10 raste të tilla, prandaj kanë bërë apel edhe ndaj strukturave shtetërore.
Kemi biseduar me disa të afërm të familjes zogu të cilët janë banorë në fshatin Cingar i Poshtëm. Gjatë ditës së sotme kanë hapur dyert e mortit për të pritur të afërmit dhe miqtë e tyre për ngushëllime. Banesa ndodhet në këtë zonë. Prej orëve të para të mëngjesit ka mjaft njerëz që kanë mbërritur për të ngushëlluar për ngjarjen e rëndë të humbjes së jetës së babait, dy fëmijëve të tij dhe kushëririt të tyre 20 vjeçar pasi të gjithë janë banues në zonë. Ata në komunikime të pakta që kemi patur shprehen se kjo është ngjarje mjaft e rëndë dhe duhet të evitohet nga banorë të tjerë që nuk duhet të shkojnë në këtë pjesë në liqenin e Hidrocentralit të Banjës për t’u larë pasi është e rrezikshme. Sipas banorëve të zonës, që prej ndërtimit të HEC-it të Banjës ka pasur rreth 10 raste të tilla, pra kanë humbur jetën rreth 10 persona dhe apelojnë strukturat shtetërore që të kryejnë kontrolle herë pas here, ose të vendosin pengesa që qytetarët të mos hyjnë në zona të tilla”, raportoi gazetari
Gjatë ditës së sotme është planifikuar përcjellja për në banesën e fundit të 4 viktimave.
“Ata u dërguan fillimisht në morgun e spitalit për t’ju nënshtruar një ekspertize. Pasi t’u bëhet autopsia do të vijnë pranë familjes dhe rreth orës 17: 00 do të bëhet përcjellja e tyre në banesën e fundit”, raportoi Bajraktaraj.
Katër viktimat dyshohet se kanë mbytur njëri-tjetrin pasi nuk dinin not./tvklan.al