Katër ditë më parë familjarët e shtetasit V.K., 49 vjeç humbën kontaktet me të. Pas kërkimeve të bëra gjendet pa shenja jete në përroin e fshatit Fierzë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe nga aty ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fushë Arrëz/Informacion paraprak.

Më datë 25.01.2023, Policia është njoftuar nga familjarët e shtetasit V. K., 49 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Fushë Arrëz, se prej 4 ditësh ata kishin humbur kontaktet me këtë shtetas. Pas kërkimeve të bëra, në përroin e fshatit Fierzë, Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. K.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.